Bebe Rexha mesazh producentëve: Mos bëni kalkulime
Bebe Rexha, ditë më parë u bë temë e mediave për shkak të një fotografie që publikoi në rrjetin social Instagram. Bëhet fjalë për një imazh provokues, në mbishkrimin e së cilës artistja shqiptare me famë botërore, tregonte se si një menaxher i industrisë muzikore i kishte thënë se si 29-vjeçare, ajo është e vjetër për të publikuar fotografi të tilla.
E menjëherë pas këtij postimi pasuan komente të shumta në mbështetje të këngëtares, në veçanti nga këngëtarët e famshëm si: Taylor Swift, Rita Ora, The Chainsmokers etj. Duke marrë parasysh mbështetjen që ka marrë, Bebe Rexha ka vendosur që t’i falënderojë të gjithë, dhe këtë e ka bërë përmes një videoje të publikuar në InstaStory.
”Faleminderit për mbështetjen në postimin e fundit. Arsyeja pse shkruaj për ato gjëra është se shumë njerëzve u ndodhin në botën e muzikës dhe janë të frikësuar të flasin dhe për mua nuk është frikë dhe dua ta flas të vërtetën. Arsyeja pse e bëj, është se dua t’i ndihmoj të tjerët në botën e muzikës ta bëjnë ndryshimin. Unë e dua botën e muzikës por nëj gjë që kam mësuar është se nganjëherë njerëzit në botën e muzikës duan të ndjekin rregulla dhe duan këngë hite. Unë e di që të gjithë artistët e mëdhenj, i kanë ndjekur rregullat e tyre dhe e kanë gjetur rrugën pa bërë kalkulime. Të gjithë producentëve, ndiqeni zemrën tuaj dhe nënshkruani kontrata me ata që ua ndjen zemra se duhet ta bëni”, ka thënë artistja shqiptare.