Bebe Rexha sulmon publikisht Rihannën
Këngëtarja dhe tekstshkruesja shqiptare më në zë e momentit në arenën ndërkombëtare ka një hatërmbetje që e ka mbajtur për vite të fshehur kundrejt Rihannës.
Duket se kënga “Monster” e Rihannës dhe Emimen-it ka qenë pikënisja e një urrjetjeje kaq të madhe të cilën Bebe e shfaq publikisht edhe sot.
Ky projekt ishte shkruar nga Bebe per vete por duket se produksioni vendosi që në fund kjo këngë të këndohej nga Rihanna.
Në një koncert live mbrëmjen e kaluar Rexha ka shprehur inatin që ka kundrejt divës së muzikës pop duke i treguar haptazi publikut se Riri nuk di të këndojë.
Ajo është shprehur se notat e larta të këngës “Monstër” janë kënduar nga ajo, ndërsa meritat i shkojnë Rihannës.