Bebe Rexha urim special për Monika Kryemadhin

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Bebe Rexha ka befasur të gjithë fansat me postimin e saj të fundit në Instagram. Bukuroshja ka uruar kushërirën e saj Monika Kryemadhi për zgjedhjen e saj si drejtuesja e re e Partisë Socialiste për Integrim dhe që është gruaja e parë që drejton një parti politike në Shqipëri.

“Dua të përgëzoj kushërirën time Monika Kryemadhi që është gruaja e parë që drejton një parti politike në Shqipëri. Jam shumë krenare për të. Unë e di që ajo do të bëjë më të mirën e saj për Shqipërinë,”-ka shkruar kënëgëtarja.

Bebe Rexha ka zbuluar faktin se ajo dhe Kryemadhi janë kushërira gjë që na ka habitur të gjithëve.

Ajo është nisur dje drejt Shqipërisë me helikopter privat së bashku me 2 vajza dhe një djalë dhe lajmin e ka bërë të ditur me anë të disa postimeve në InstaStory.

SHKARKO APP