”Bebi është mësuar që të ia palosin të mbathurat”, Françeska ironizon Meritonin: Ku e ke mamin…

Vajzat në Big Brother VIP, përkatësisht Erjola dhe Françeska, kanë pasur pakënaqësi për pjesën punëve të shtëpisë, pasi sipas tyre Meritoni nuk lan as pjatën e tij. Teksa Erjola ka qenë duke larë enët, ka reaguar për veprimin e banorit, i cili konsumoi ushqim dhe nuk lau pjatën. Nga ana tjetër ka reaguar edhe Françeska e cila u shpreh se Meritoni është mësuar që punët brenda shtëpisë t’ia bëjë Ilnisa.

Erjola: Këtu nuk jemi shërbëtorë të askujt, prandaj nuk e meriton respektin.

Rike: Me kë po flet?

Arta: Me Fatjonin.

Erjola: E mori e hodhi pjatën në kosh.

Rike: Ne duke menduar se e ka me Fatjonin, por e paska me Meritonin.

Erjola: Je mësuar të të trajtojnë si beb. Thirre Ilnisën të ta lajë.

Françeska: Beba është mësuar që t’ia palosin brekët, t’i lajnë pjatat. Beba ku e ke mamin të vijë të lajë pjatën tënde.

SHKARKO APP