Befason Juliana Pasha: Performanca më e dobët në Eurovizion është ajo e …

Kur vjen puna tek Eurovizioni, Juliana Pasha është një ndër këngëtarer që e ka prekur nga afër skenën e festivalit europian. E ftuar në “Shiko Kush LUAN”, Juliana është përballur me një pyetje pikante në “Ndaje ose Haje”.

Pyetur se sipas saj, cila ka qenë performanca më e mirë dhe më e dobët e Shqipërisë në Eurovizion, këngëtarja ka preferuar të japë një përgjigje. “Më e mira ka qenë e Eugent Bushpepës dhe më e dobëta e Frederik Ndocit”, ka thënë Juliana.

Kujtojmë se në përfaqësimin e Bushpepës në Eurovizion, Pasha e ka mbështetur publikisht këngëtarin përgjatë gjithë rrugëtimit të tij.Këtë të shtunë, të ftuarit në “Shiko Kush LUAN” kanë patur jo pak për të ndarë me publikun.

SHKARKO APP