Befason këngëtarja e njohur shqiptare, pranon publikisht se konsumon marijuanë
Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi ka pranuar publikisht se konsumon marijuanë.
Këngëtarja e njohur për hitet e saj, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjërë ka postuar së fundmi në rrjetet sociale foton e librit “Marihuana Goes Main Street”.
Ajo ka shënuar disa rreshta ku thuhet se para disa vitesh konsumuesit e marijuanës dënoheshin me 10 vite burg.
Më tej këngëtarja ka shkruar: ‘Faleminderit zotit që jetoj në këtë epokë”, duke lënë të kuptohet se është një konsumuese e lëndës narkotike.