Befason Klodian Duro, propozimi për Merin: Hajde bëhemi çift dhe shkojmë bashkë në finale
Futbollisti Klodian Duro është mjaft aktiv në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip Vip 3”, duke u përfshirë në diskutime dhe zënka me banorët e tjerë të shtëpisë. Ditën e sotme teksa po qëndronin të dy në oborr, Klodi i ka shprehur Merit një dëshirë duke i propozuar që të bëhen çift dhe të shkojnë në finale së bashku. Mendimit të tyre i është bashkuar dhe Fatjon Kuqari duke ju thënë se kjo është ide e mirë.
Klodi: Të shkojmë deri në finale pastaj të të le unë (duke qeshur).
Meri: Në finale më ndan ti mua ë..
Klodi: Njëri në vend të parë tjetri në vend të dytë.
Meri: Shiko, ne çiftin e bëjmë po puna është se do na duket si e sajuar.
Klodi: Po e bëjmë ne që të duket reale. Sot do vij të të kërkoj dorën.
Meri: Do më kërkosh dorën sot ë e bëjmë pra, ku e ke unazën?
Klodi: E bëjmë me një letër.
Fatjoni: Do i propozosh do i ulesh në gjunjë?
Klodi: Do ta mendoj, po prit o vëlla ne kemi hallin e finales.
Meri: Shih Klodi, do bëj gola me martesë të rreme.
Fatjoni: Pse jo shkoni bashkë shumë?
Klodi: Po, pse se ke parë ti i gjithë vibe-i këtu është fokusuar, po dridhet edhe betoni i pishinës nga emocioni.
Fatjoni: Ideja është këtu, ti bej një surprizë kësaj ulu në gjunjë dhe thuaji, Meri unë kam për të të thënë diçka.
Klodi: Shih Fatjoni po na jep eksperiencë neve…
Meri: Ti duhet të gjesh një mënyrë propozimi që mua të më pëlqejë, gjej një mënyrë që unë ta ha propozimin.
Klodi: Çfarë do hash?
Meri: Nuk ha gjë tjetër unë, veç propozimin do ha.
Klodi: Aa thash ça do haje… Jemi në Big Brother gjithçka mund të ndodh.