Mozzik: Bëra lojë me orën, VV e Kurtit e ka personale me mua

Reperi Mozzik ka befasuar, kur thotë se çështja e orës është një skenar nga ana e tij. Ai flet për sulme politike nga VV-ja e kryeministrit Albin Kurtit. ”Që dy vite jam në hall të madh prej padrejtësive që më janë bërë me ATK, dhe krejt kjo punë tash u bë vetëm për ta vërtetuar atë që e kam thënë gjithmonë. Ama jo, jo nuk i kam fituar paratë as me drogë, as me hajni. I kam fituar vetëm me talentin tim. Dhe me orë fallco nuk mundet askush të më tatimojë me mijëra e mijëra euro”,-shkruan Mozzik.

Postimi i plotë

Moti kohë disa nga VV-ja e kanë personale me mua. Kjo që ndodhi me orën këto ditë ishte një lojë me skenar nga unë, por e vërteta është se ata e kanë bërë çështje personale me mua prej shumë kohësh dhe këtë e dini edhe vetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Personat që ishin në detyrë atë natë, mos u frikësoni! Dilni dhe tregoni hapur, ashtu siç ma keni thënë mua vetë, që keni pasur presion prej Hekuranit e Dimalit për të më ndalur në aeroport. Dilni dhe kallxoni se kjo ishte sulm politik sepse nuk ka asgjë për t’u turpëruar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që dy vite jam në hall të madh prej padrejtësive që më janë bërë me ATK, dhe krejt kjo punë tash u bë vetëm për ta vërtetuar atë që e kam thënë gjithmonë. Ama jo, jo nuk i kam fituar paratë as me drogë, as me hajni. I kam fituar vetëm me talentin tim. Dhe me orë fallco nuk mundet askush të më tatimojë me mijëra e mijëra euro.

Dua të di me gjithë qejfin e zemrës: a është në dijeni Kryeministri për këto inate personale të vendasëve të mi ndaj meje? Unë i kam vetëm 29 vjet, por gjithmonë kam qenë një hap para jush. Më leni rahat, se tash ju nxora ashiqare! Suksese!

Mozzik

23 shtator 20:50

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?