Befason Sulltaneshë Hyrremi: Kur mora çmim, tentova vetëvrasjen
Aktorja e njohur turke, Meryem Uzerli njihet nga të gjithë shqiptarët për rolin e saj si Hyrremi në serialin Sulltani i Madhërishëm, ku u vlerësua dhe me çmim.
Gjithçka dukej shumë mirë, por ajo ka tentuar vetëvrasjen gjatë xhirimeve. Meryem tregoi se një mosmarrëveshje me partnerin reflektoi edhe në punë. Bëhej fjalë për vogëlushen bukuroshe, të cilin i fejuari nuk donte ta mbante.
“Në Antalja mora një çmim, po atë natë tentova të vras veten. Shkova në dhomën e hotelit, e hodha statujën e çmimit dhe e shkatërrova. Isha çmendur dhe preva damarët, kishte gjak kudo. Doja të hidhesha nga ballkoni sepse vetëm kështu do shpëtoja. Doja të zhdukesha, e shihja shpëtimin tek vdekja”, është shprehur aktorja.