Bëhet nënë/Jonida: S’më pushojnë lotët. Dashuri e një tjetër dimensioni (FOTO)
Ditën e sotme, aktorja Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, u bënë prindër për herë të parë të një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Emi.
Lajmin e bukur e ndau fillimisht në Instagram Besniku, aty ku shkroi emocionet që ndjeu teksa ka parë për herë të parë vajzën e tij. Edhe Jonida nga ana tjetër ka postuar në Instagram foton më të ëmbël me të sapolindurën, e cila i ka shtrënguar gishtin.
Aktorja tregon se ende nuk i pushojnë dot lotët e lumturisë dhe e përshkruan këtë si ndjenjën më të bukur në botë. NGa ana tjetër, ajo falenderon stafin që u kujdes për të si edhe zoti për mrekullinë me të cilën e ka bekuar.
https://www.instagram.com/p/CBlNLgHj_lJ/