Bekim Balaj sërish single, ja pse futbollisti e braktisi Elita Rudin

bekim

elita-bekimi

Edhe pse aktualisht po shkëlqen në fushë, jeta private e Bekim Balajt nuk është në ditët e saj më të mira. Futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare i ka dhënë fund lidhjes së tij më shumë se një vjeçare me prezantuesen e njohur Elita Rudi. Në fakt, çifti është përpjekur vazhdimisht ta mbante këtë raport jashtë vëmendjes mediatike, por fotot dhe miqtë e tyre i kanë “tradhtuar” duke konfirmuar muaj më parë për “Bluetooth” lidhjen. E ndonëse raporti mes tyre dukej si një romancë nga ato të konsoliduarat, që do të celebrohej një ditë, në fakt, ata i kanë dhënë fund, të paktën kështu kanë rrëfyer miqtë e Balajt dhe Elitës, sipas të cilëve arsyeja e ndarjes është kontrata e re e futbollistit.

“Të dy e dinin që, nëse Bekimi do të largohej në Rusi, lidhja do të përfundonte”, tregojnë burimet, sipas të cilave ka qenë Elita ajo që e ka vënë futbollistin përpara zgjedhjes. “Elita nuk e përballonte dot një lidhje në distancë. Gjatë kohës që Balaj punonte në Kroaci ajo shkonte shpesh ta takonte, por deri në Rusi është e pamundur”, thonë burimet, të cilat theksojnë faktin se për shkak të regjimit që i duhet një futbollisti dhe stërvitjeve të përditshme e ka të pamundur të udhëtojë shpesh. Bekim Balaj dhe Elita Rudi janë njohur në fillim të vitit të shkuar, ndërsa gjatë muajit gusht ata nisën përfundimisht romancën. Elita kishte udhëtuar së bashku me vëllain e saj drejt Kroacisë për të ndjekur një ndeshje futbolli ku luante edhe Balaj, madje tejet e bezdisur për këtë fakt, pasi nuk është aspak fanse e futbollit.

Asokohe, prezantuesja as nuk e kishte menduar se ky udhëtim do të shënonte edhe fillimin e dashurisë me një nga meshkujt më të lakmuar shqiptarë. Në këtë takim të parë ka “shkrepur” edhe shkëndija mes tyre, konfirmojnë miqtë, sipas të cilëve, bukuroshja shqiptare kishte shkëmbyer kontaktet me Balajn dhe vazhduan komunikimin. Por, siç tregojnë miqtë, futbollistit i është dashur të insistojë për të fituar zemrën e bukuroshes 22 vjeçare, e cila sapo i kishte dhënë fund një tjetër marrëdhënieje të rëndësishme, atë me basketbollistin Dardan Berisha. Sidoqoftë, prezantuesja dhe modelja Elita Rudi nuk i rezistoi gjatë, ndërsa gjatë lidhjes kishte projektuar edhe të ardhmen me të. Por, siç duket gjithçka u shemb në momentin që futbollisti i Kombëtares mori në konsideratë largimin drejt Rusisë, për të vazhduar atje karrierën në fushën e blertë. /bluetooth/

SHKARKO APP