Bekim Balaj i vardiset Luana Vjollcës, por Getoar Selimi xheloz
Futbollistët e Kombëtares dhe veçanërisht Bekim Balaj, kanë ‘gjuajtur’ moderatoren Luana Vjollca pas intervistës me kapitenin Lorik Cana.
Moderatorja e ka pyetur Balaj sepse ai është shumë i komentuar për sa i përket historive të dashurisë me vajzat e ekranit, dhe futbollisti nuk ka stopuar me komplimente për moderatoren , duke i thënë se i ka sytë shumë të bukur, etj.
“Kam edhe një kërkesë meqë doli dielli mund edhe të lirohesh pak, ta heqësh pallton”, ka thënë Balaj dhe Luana i kërkoi që shkonte t’ia hiqte ai. Futbollisti Balaj nuk ka hezituar ta bëjë këtë gjë madje i ka qëndruar moderatores shumë pranë, transmeton syri.net.
Një tjetër moment flirti mes tyre ka qenë ai kur futbollistët firmosën fanellën për Luanën dhe ajo e veshi menjëherë atë, duke premtuar se do ta mbante në çdo ndeshje të Kombëtares. Bekimi ju afrua përsëri dhe i’a lidhi bluzën moderatores.
“Bekimi po kujdeset të më duket beli”, ka thënë Luana. “Jo në fakt bluza ishte shumë e gjatë dhe të mbulohej diçka tjetër”, ka thënë Bekim Balaj duke nënkuptuar të pasmet e rrumbullakosuara të Luanës.
Por nuk kalon pa xhelozinë e Getit , të dashurit të saj, fakti që i vardisen futbollistët. Biondja seksi e cila prej kohësh ka prezantuar një emision sportiv, tashmë është një sprovë për karrierën e saj në televizion, kjo pasi zëra pranë çiftit kanë pohuar se Geti është xheloz për të dashurën. Futbollistët për Getin tashmë janë ‘rivalë’, ndaj dhe mësohet se ai është duke i bërë presion biondes që të zgjedhje një tjetër emision për të vazhduar karrierën e saj në televizion. Pse jo Marinën mund ta shikojmë edhe në një emision për fëmijë!