Belen Rodriguez, lamtumirë bashkëshort

Pas aludimeve të shumta në lidhje me histori të reja dashurie, duket se Belen Rodriguez po eharron çdo ditë e më shumë bashkëshortin, edhe pas tentativës për të fshirë tatuazhin. Bukuroshja tashmë ka nisur punën për të fshirë tatuazhin që kishte bërë që kur filloi historia e dashurisë me Stefano De Martino, bashkëshorti i saj aktual. Ajo u pa të dielën teksa bënte pazar në Milano dhe dukej se kishte nisur për të hequr nga krahu zemrën dhe foton e çiftit brenda saj. Mediat aludojnë se ajo po ndahet nga De Martino, pasi pak ditë më parë u përhapën fjalë se ajo kishte nisur një histori dashurie me Marco Borriello.

SHKARKO APP