Belen Rodriguez ndahet nga i dashuri? Ja përgjigja
Modelja italiane, Belen Rodriguez ka disa kohë që përballet me fjalë për ndarjen me të dashurin e saj Andrea Iannone. Më në fund ka thyer heshtjen për të gjithë, duke i dhënë përgjigje komenteve të shumta që shkruanin: “Ku është Andrea? Përse nuk jeni më bashkë?” Ka patur edhe portale italiane që kanë shkruajtur se marrëdhënia e tyre ka përfunduar, prandaj ylli Italian gjeti momentin e duhur për të reaguar. Në një fotografi në Instagram, ajo shkruajti: “Andrea është këtu me mua”, duke i treguar të gjithëve se romanca e tyre është më mirë se kurrë.