Belen Rodriguez pranon shtatzëninë e dytë, flet për njeriun që i ka rrëmbyer zemrën
Thashethemet se Belen Rodriguez është shtatzënë për herë të dytë qarkullojnë në mediat italiane prej disa javësh. Por, edhe pse deri tani nuk kishin konfirmuar asgjë, është vetë showgirl-i që ka zbuluar më shumë detaje për atë që po ndodh mes saj dhe partnerit, me të cilin ka vetëm pak muaj që njihet.
“Ajo është shumë e lumtur dhe nuk do asgjë më shumë se kaq. Do donte të ndalonte kohën, sepse vetëm tani ndihet e plotësuar”,- janë shprehur miqtë e ngushtë të Belen për Vanityfair pak ditë më parë. Mendohet se Belen është në pritje të një vajze.
“Ishte dashuri me shikim të parë. Sapo e pash mendova që është shumë i bukur dhe ja thash këtë”, ka rrëfyer më tej showgirl-i. “Kam hyrë në muajin e pestë të shtatzënisë”-tha Belen.
Ylli televiziv është në një lidhje me Antonino Spinalbese, që prej verës së kaluar. Ky është fëmija i dytë për Rodriguez. Ajo ka edhe një djalë 8-vjeçar nga lidhja me ish-partnerin Stefano De Martino.