Belen Rodriguez puthet në buzë me bashkëshorten e Tottit, Ilary Blasin

Pas puthjes së paharrueshme midis Madonna-s dhe Britney Spears, vjen një tjetër puthje midis vajzash të famshme që sigurisht do të mbahet mend gjatë. Spektakli i radhës i “Big Brother VIP” në Itali ishte i mbushur me surpriza. Puthja në buzë që çmendi italianët ndodhi midis të mrekullueshmes Belen Rodriguez dhe zonjës së shtëpisë, të bukures Ilary Blasi. “Më shkojnë akoma mornica nëpër trup, doja që të zgjaste më shumë”, u shpreh me shaka bashkëshortja e yllit të skuadrës së Romës, Francesco Totti. Belen ishte e ftuara surprizë e natës. Ajo hyri në shtëpinë me kamera për të përshëndetur motrën dhe vëllanë Cecilia e Jeremias, që sivjet konkurrojnë në “Big Brother VIP”. “Jam me ta 24 orë në 24. I dua shumë”, tha argjentinesja seksi. Por patjetër që çasti kulminant i mbrëmjes mbetet puthja në buzë midis të dyjave që shkaktoi ovacione të mëdha në publik e bëri që të shpërthejë rrjeti.

SHKARKO APP