Belen Rodriguez zbulon gjininë dhe emrin e bebit

Belen Rodriguez është në pritje të një vajze! Showgirl-i argjentinas e ka konfirmuar vetë gjininë e bebit duke zbuluar edhe emrin e saj.

“Jemi në pritje të një vajze. Do ta quajmë Luna Marie dhe presim të lindë në verë. Uroj të më ngjajë mua, mezi po pres t’i bëj gërshetat. Kisha ndaluar së besuari në dashuri. Kësaj here shpresoj të zgjasë përgjithmonë, s’do të gjej më kurrë një njeri si Antonio.

Ndër të tjera Belen, e ftuar tek Verissimo tregoi se shtatzënia ishte e papritur, aq më tepër pas një aborti spontan.

”Kur Antonino dhe unë e zbuluam lajmin ishim të entuziazmuar që kishte ndodhur. Nuk e prisnim sepse ishte me të vërtetë shumë herët, por atëherë e kuptuam se nuk kishte asgjë të keqe sepse ishim të dashuruar çmendurisht. Fatkeqësisht pas katër ditësh e humba fëmijën. U trishtuam jashtëzakonisht. Kjo na bëri të kuptojmë se shumë e donim një fëmijë. Për fat të mirë, muajin tjetër mësuam lajmin se isha sërish shtatzënë.”.

SHKARKO APP