Belen Rodriguez zbulon gjininë dhe emrin e fëmijës, tregon për herë të parë për abortin që pësoi
Belen Rodriguez dhe Antonino Spinalbese së shpejti do të bëhen prindër! Pas konfirmimit të shtatzënisë, Rodriguez, është gati të kthehet në televizion me barkun që tashmë ka filluar t’i duket qartë.
Showgirl argjentinase do të jetë e ftuar nesër në emisionin Verissimo nga Silvia Toffanin. Dhe siç raporton webi italian biccy.it, Belen zbuloi gjininë dhe emrin e fëmijës së saj të dytë.
“Jam duke pritur një vajzë. Do të quhet Luna Marie. E kisha ëndërr të ishte një vajzë. Do të lindë në verë. Shpresoj të duket si unë, mezi po pres t’i bëj shumë gërsheta”, -u shpreh Belen, ndërsa foli edhe për partnerin me të cilin duket shumë e dashuruar. “Kisha ndaluar së besuari në dashuri. Sot dua që të zgjasë përgjithmonë, nuk do të gjej më kurrë një person si Antonino.”
Gjithashtu, Belen zbuloi se kishte qenë shtatzënë më herët dhe, për fat të keq, kishte pësuar një abort spontan:
“Kam mbetur shtatzënë rastësisht. Kur Antonino dhe unë e zbuluam lajmin ishim të entuziazmuar që kishte ndodhur. Nuk e prisnim, sepse ishte me të vërtetë shumë herët, por atëherë e kuptuam se nuk ishte diçka e keqe, sepse ishim dashuruar çmendurisht. Fatkeqësisht pas katër ditësh e humba fëmijën.
U trishtuam jashtëzakonisht. Kjo na bëri të kuptojmë se e dëshironim shumë një fëmijë. Për fat të mirë, muajin tjetër mësuam lajmin se isha sërish shtatzënë.”
Rodriguez është në një lidhje me Antonino Spinalbese që prej verës së kaluar dhe është në muajin e katërt të shtatzënisë.