Bella Hadid, feston ditëlindjen e 21-të

Bella Hadid, sot feston ditëlindjen e 21-t. Ajo njihet si një prej modeleve më të njohura të momentit, ani pse deri vonë kishte qenë nën hijen e motrës së saj, poashtu modele, Gigi Hadid.

Ndër debutimet e saj më të suksesshme në industrinë e modës ishte pjesëmarrja në Victoria’s Secret Show, vitin e kaluar, duke u bërë një prej engjëjve të kësaj marke të të brendshmëve.

Motra e saj Gigi e kishte nisur karrierën si modele para Bella-s, e cila jo gjithmonë është dukur kaq e bukur. Gigi e cila e posedon një bukuri krejt natyrale me flokë të verdhë dhe sy të kaltër të theksuar, Gigi dikur dukej shumë e dobët dhe e pa formuar, me një hundë më të madhe dhe flokë të zi. Por shumë shpejt kjo gjë ndryshoi, transmeton emisioni Express në KTV.

Ajo u shndërrua në një femër sensuale, e cila është ndër modelet më të kërkuara nga markat e ndryshme të modës, si dhe nga kompanitë multi milion dollarëshe të cilët e kërkojnë atë ti reklamoj produktet e tyre, sidomos gjatë festivalit të Kanës.

Bella poashtu njihet për lidhjen e saj shumë të ndjekur nga mediat dhe publiku i gjerë me këngëtarin Kanadez, The Weeknd. Qifti më nuk është së bashku, dhe që nga atëherë Bella nuk është parë zyrtarisht në shoqërinë e dikujt tjetër.

Ani pse e re në moshë, pra vetëm 21 vjeçare, Bella duket se e ka një rrugë të gjatë drejt suksesit në fushën e modës e ndoshta edhe në atë të filmit.

SHKARKO APP