Bella Hadid, feston ditëlindjen e 21-të

Bella Hadid, sot festoi ditëlindjen e 21-të. Ajo njihet si një prej modeleve më të njohura të momentit edhe pse deri vonë ka qenë nën hijen e motrës së saj, po ashtu modele, Gigi Hadid. Ndër debutimet e saj më të suksesshme në industrinë e modës ishte pjesëmarrja në Victoria’s Secret Show, vitin e kaluar, duke u bërë një prej engjëjve të kësaj marke të të brendshmëve. Motra e saj Gigi e ka nisur karrierën si modele para Bella-s, e cila jo gjithmonë është dukur kaq e bukur. Gigi, e cila ka një bukuri krejt natyrale me flokë të verdhë dhe sy të kaltër të theksuar, Gigi dikur dukej shumë e dobët dhe e pa formuar, me një hundë më të madhe dhe flokë të zinj. Por shumë shpejt kjo gjë ndryshoi. Ajo u shndërrua në një femër sensuale, e cila është ndër modelet më të kërkuara nga markat e ndryshme të modës, si dhe nga kompanitë multi milion dollarësh,e të cilët e kërkojnë atë t’i reklamojë produktet e tyre, sidomos gjatë festivalit të Kanës. Bella po ashtu njihet për lidhjen e saj shumë të ndjekur nga mediat dhe publiku i gjerë me këngëtarin Kanadez, The Weeknd. Cifti më nuk është së bashku dhe që nga atëherë Bella nuk është parë zyrtarisht në shoqërinë e dikujt tjetër. Edhe pse e re në moshë, pra vetëm 21 vjeçare, Bella duket se ka një rrugë të gjatë drejt suksesit në fushën e modës e ndoshta edhe në atë të filmit.

SHKARKO APP