Bella Hadid irriton fansat me këtë veprim…

Modelja bukuroshe Bella Hadid ka shijuar disa ditë pushimi me shoqet e saj në Meksikë. Pas një periudhe të ngjeshur pune ajo ka mundur të shkëputej për pak kohë për të pushuar e për të marrë disa rreze dielli larg ngarkesës së përditshme.

Shampanjë, selfie dhe bikini kanë qenë gjërat e vetme që e rrethonin 20-vjeçaren e cila ka dokumentuar këtë udhëtim të shkurtër nëpërmjet fotove që ka postuar në rrjete sociale. E ndjekur nga paparacët modeles i janë shkrepur disa foto të cilat kanë irrituar mënjëherë fansat e saj.

Bella Hadid është kapur duke konsumuar duhan gjë që për amerikanët është më e rëndë sesa të konsumosh marijuanë pasi kjo e fundit njihet për vetitë e saj qetësuese dhe kuruese. Shumë fansa janë shprehur në Twitter se Bella po përçon mesazhe negative tek ndjekësit e saj dhe se një vajzë e diagnostikuar me sëmundjen Lupus nuk duhet të konsumojë drogëra të tilla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?