Bella harron The Weeknd, nuk i intereson më lidhja me Selenën

Bella Hadid mesa duket e ka harruar dashurinë e saj, The Weeknd, i cili tani është në një lidhje me Selena Gomez. Supermodelja u ndje e tradhtuar dhe zemërthyer në fillim të këtij viti kur zbuloi se këngëtarja e “Fetish”, me të cilën takohej nëpërmjet miqve të përbashkët, ishte në romancë me ish të dashurin e saj vetëm dy muaj pas përfundimit të lidhjes së tyre. Por tani nuk ka më inat midis yllit të pasarelave dhe Selenës, pasi Bella nuk është më e interesuar për jetën e ish-it të saj. E pyetur në emisionin “Bravo Watch What Happens Live” me Andy Cohen mamaja e Bellës, Yolanda Hadid u shpreh se vajzës së saj nuk i intereson më The Weekd. “Jo më, mendoj unë”, u shpreh ish-supermodelja. “Do të jetë e vështirë për disa kohë që ta harrojë. Dashuria të dhemb, por duhet ta kalosh”. Sipas mediave të huaja rozë 21-vjeçarja po shijon një romancë me reperin Drake dhe panifikuan së bashku një festë në fundjavë për të festuar ditëlindjen e saj.

SHKARKO APP