Bella nxehet me truprojat e saj: Mos e prek!

Padyshim që Bella Hadid tashmë është një nga modelet më të kërkuara dhe të vlerësuara botërisht. Teksa po dilte nga shfaqja e Michael Kors, gjatë javës së modës në New York, supermodelja u rrethua nga gazetarë dhe fotografë që përpiqeshin të shkrepnin sa më shumë fotografi prej saj shkruan Anabel. Dhe s’do mend që 20-vjeçarja kishte kudo truproja, të cilët duket se bënë gjithçka që Bella të mos bezdiset. Aq shumë janë përpjekur sa dashur pa dashur, janë treguar aq të pasjellshëm dhe kanë bërë që ylli i pasarelave të reagojë. Një nga truprojat i ka kërkuar një fotografeje të largohet, duke e shtyrë brutalisht. Dhe kjo Hadid-it, nuk i ka pëlqyer aspak. “Hej të lutem! A mund të mos e prekësh më me dorë atë?”, i drejtohet e revoltuar pasi pyet fotografën nëse është mire, apo jo. Kjo në fakt, erdhi pasi gjatë gjithë kohës, 2 nga truprojet femra të sigurimit edhe pse me qëllim për të ruajtur Bella-n reaguan paksa çuditshëm ndaj fansave dhe të gjithë atyre që kërkonin pak nga vëmendja e saj.

SHKARKO APP