Ben Affleck dhe Jennifer Garner sërish bashkë

Ben Affleck dhe Jennifer Garner kanë lënë pezull procedurat e divorcit. “Jen ishte shprehur se procedurat e divorcit do të nisnin shumë shpejt, por vetëm pak javë më parë gjërat kanë ndryshuar”, ka thënë një burim i afërt më aktoren 44-vjeçare. “Duket qartë që gjërat nuk po marrin atë drejtim”. Garner, e cila akoma jeton së bashku me Affleck dhe fëmijët në të njëjtën shtëpi, thuhet se ende vazhdon të jetë e dashuruar me Ben, por fokusi i saj kryesor tashmë janë fëmijët. Pas 10 vitesh martesë, çifti bëri publik ndarjen vitin e kaluar, por asnjëri prej tyre nuk ka bërë kërkesën për divorc.

SHKARKO APP