Bën bujë në rrjet, Michelle jep mesazhin e fortë me varësen (FOTO)

Ish-zonja e parë e SHBA-ve,  Michelle Obama ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve gjatë Konventës Demokratike, jo vetëm me fjalimin e saj, por edhe me aksesorët që kishte zgjedhur. VOTO, ishte fjala më e përdorur prej saj në fjalim, që gjithashtu ishte treguar edhe në varësen e saj.

Në rrjet u bë virale fotoja me këtë detaj të veçantë nga varësja e Michelle. Ky aksesor ishte bërë me porosi nga Obama në një argjendari në Los Angeles, e quajtur Bychari. Ajo u themelua në vitin 2012 nga stilisti Chari Cuthbert.

Orët e fundit varësja e gruas së ish-presidentit ishte më e kërkuara në Google. Obama, mbështeti fort stilistë të vegjël. Mesa duket ajo vijon ta bëjë edhe sot. Edhe pse nuk gëzon të njëjtin post, Obama, është një ndër gratë më me influencë në botë.

SHKARKO APP