Bën lëmsh Greqinë, këngëtarja që mohoi Shqipërinë…

Eleni Foureira ose Entela Fureraj (identiteti i saj i vërtetë) është sot një nga këngëtaret e suksesshme të muzikës greke. Ajo nuk njihet vetëm për hitet dhe performancat e saj por edhe për faktin se si mohoi origjinën e saj shqiptare.

Për një kohë të gjatë ajo bëri lëmsh mediat greke duke u prezantuar si këngëtare latine teksa më në fund pranoi se ishte shqiptare.

Në prag të Festivalit Evropian shumë presin që ajo të prezantoj Greqinë në këtë garë, edhe për faktin se Eurovisioni vijon të ndiqet me shifra të larta audience në këtë shtet. Por jo, ajo sërish surprizon.

Sipas shumë portaleve që ndjekin festivalin ajo dhe kompozitori Alex Papaconstantinou jane duke regjistruar këngën e Qipros për në Eurovision 2018. Këto ditë shtëpia diskografike e Eleni Foureira-s konfirmoi që enti publik televiziv qiprioit i ka propozuar zyrtarisht këngëtares për të përfaqësuar shtetin ishullor në Lisbonë. Presim tashmë konfirmimin zyrtar nga Entela Fureraj. /Intv.al/

SHKARKO APP