Benet Beci sjell Ledri Vulën në Shkodër, koncert sonte në orën 21:00 para Bashkisë

Shkodra vijon të kthehet në kryeqendrën verore të festave dhe muzikës. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka bërë një ftesë publike për të gjithë qytetarët dhe vizitorët që të bashkohen në koncertin e rradhës, i cili do të mbahet sonte, në orën 21:00, në sheshin përpara Bashkisë Shkodër.

Në skenë do të ngjitet një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, Ledri Vula, i cili pritet të ndezë atmosferën me energjinë dhe hitet e tij.

“Shkodra këtë verë është vendi i festave dhe koncerteve”, ka theksuar kryebashkiaku Beci, i cili përmes rrjeteve sociale ka promovuar një kalendar të pasur aktivitetesh kulturore dhe argëtuese për të gjitha moshat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nën moton #VerënëShkodër dhe #AskundsinëShkodër, qyteti po gjallërohet çdo javë me evente që tërheqin jo vetëm banorët lokalë, por edhe turistë nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?