Berat Buzhala tallet keq me Roza Latin, zbulohet arsyeja shkaku i debatit
Berat Buzhala shquhet për sensin e tij të lartë të humorit dhe ironisë, të cilin nuk e le pas dore edhe kur bëhet fjalë për çështje serioze, siç janë mallkimet publike në drejtim të tij.
Që prej mbylljes së “Agon TV”, Roza Lati, e cila ishte prezantuese e një programi atje ka mbetur pa punë duke bërë që të interesohej pranë Gazetës Express për një angazhim të tillë, por sipas saj ka pasur një eksperiencë aspak të mirë me botuesin e kësaj medie, Berat Buzhala.
Këtë experience ajo e ka rrëfyer në emisionin e pasdites me Rudina Magjistarin.
Roza shpjegon se asaj i është dashur të refuzojë çdo ofertë tjetër me idenë se kishte mbyllur marrëveshjen për një program të titulluar “Express Rosë” , por si përfundim diçka ndodhi dhe Roza nuk e filloi kurrë atë program. Kjo e ka shtyrë Latin të shprehet me urrejtje të madhe për Berat Buzhala, madje e ka malluar atë.
“Ia bëftë Zoti siç e ka shpirtin!” ka thënë ajo.
Pas kësaj deklarate, ditën e sotme pronari i medias në fjalë është kontaktuar nga Opinion.al dhe ka sqaruar situatën lidhur me pretendimet e prezantueses për mashtrim nga ana e tij.
“Fillimisht jam takuar me të, për të qenë korrespondente e Express Rose në Tiranë. Nuk kemi pasur asnjë lloj marrëveshje. Sepse po të kishim do të bëhej me shkrim. Ishte thjeshtë një bisedë, më tepër si intervistë.” – shprehet Buzhala.
Nëpërmjet kësaj ai sqaron se nuk është bërë ndonjëherë fjalë për pozicionin e moderatores, por një gazetare e emisionit e cila do të mbante me korrespodencë ngjarjet “rozë” të kryeqytetit shqiptar. “Pastaj mu duk që ishte e mbi-kualifikuar për atë rol. Kishim nevojë për dikë që ishte më pak i/e rëndësishme se znj. Lati. Kaq. Nuk ka asgjë më shumë. Sipas meje Lati është shumë më e rëndësishme se sa për të qenë gazetare e një emisioni. Nuk e kuptoj pse i ka ngelur hatri.”
Edhe pse duket mjaft serioz në shpjegimin e tij, duke njohur Buzhalën dhe ironinë e tij therëse duket se edhe kësaj here ai do ta mërzisë Rozën.