Beren Saat zbulon sekretin e martesës me këngëtarin turk

Aktorja Beren Saat që prej vitit 2014 është e martuar me këngëtarin turk Kenan Dogulu. Çifti kanë patur krizat e tyre në martesë dhe janë përfolur për ndarje, por gjithmonë janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit.

Së fundmi në një intervistë, Beren është pyetur për sekretin e martesës së tyre dhe aktorja ka treguar se sekreti qëndron tek shtëpia e tyre. “Kjo është një lidhje e gjatë mes dy njerëzve të famshëm. Sekreti i jetëgjatësisë së lidhjes sonë fshihet në shtëpinë tonë.

Ne nuk mund të ndahemi sepse ne na bashkon gjithmonë shtëpia, edhe pas çdo ndarje, aty ndihemi të dashuruar sërish”-tha aktorja. Beren zbuloi se gjatë kësaj kohe ka realizuar disa projekte me bashkëshortin e saj dhe do t’i publikojë në vitin 2021.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?