Bëri hundën operacion, habit këngëtarja shqiptare: Më pengonte kur puthja të dashurin
Venera Lumani, e cila u bë e njohur nga “The Voice of Albania” është kthyer në një nga këngëtaret më të pëlqyera dhe shumë të komentuara, sidomos historia e saj e dashurisë me Lind Islamin.
Çifti ditën e djeshme ka qenë i ftuar në emisionin radiofonik “You & me” në NRG Radio ku kanë treguar si ndodhi puthja e parë mes tyre. Lindi zbuloi se janë puthur nga liqeni, ndërsa Venera e nisi historinë nga fillimi.
“Ishte ndër herët e para që unë po vija dhe po rrija në Tirane, dhe ne në Shkup zakonisht bëjmë këtë gjë: takohemi me shoqërinë në park, pimë, hamë dhe pastaj ikim në club.
Pas clubit kur na hahet prapë, blejmë për të ngrënë dhe shkojmë përsëri në park, dhe unë thosha, ku ka një park ku rrinë të rinjtë dhe faktikisht na erdhi vetëm liqeni në mendje. Pastaj i mora vesh këto historitë e liqenit”, tregoi ajo.
Venera u shpreh se puthja mes saj dhe Lindit erdhi natyrshëm, por diçka i pengonte. “Me hundën kemi pasur probleme, deri në momentin kur bëra operacionin”- tregoi duke qeshur këngëtarja.