Bëri namin në rrjet, Iljazi vë në siklet Arbana Osmanin: Për ty nuk shkoj te gratë për tre muaj

Publiku i do njerëzit e thjeshtë dhe këtë e vërteton edhe Iliaz Laskaj nga Selishta e Peshkopisë, që tashmë është një personazh që ka bërë namin në rrjete sociale, kjo për shkak të historisë së tij të veçantë për bashkëjetesën me dy gra, ka rrëfyer si ka shkuar jeta e tij pasi u bë i “famshëm”.

I ftuar për herë të dytë në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, Iljazi refuzoi që në fillim të programit për tu ulur, duke thënë se për prezantuesen Arbana Osmani, ai rri 24 orë në këmbë.

“Je ylli i botës, na mban gjallë. S’po ulem, për ty rri në këmbë 24 orë, çfarë të kesh për të më thënë ma thuaj dhe përgjigjem në këmbë. Kam respekt për ty”, i tha Iliazi moderatores.

Kjo e fundit e pyeti nëse i bëhen xheloze gratë e prandaj nuk po ulej. “Për ty rri tre muaj nuk shkoj te gratë hiç”, iu përgjigj ai, duke shtuar se ishte shaka.

SHKARKO APP