Bëri një postim mbi grushtin e shtetit, Miss Turqisë i hiqet kurora
Fituesja e Miss Turqisë 2017 është shkurorëzuar ditën e djeshme pas konkursit të bukurisë për shkak të një postimi në “Twitter” lidhur me grushtin e shtetit të 15 korrikut 2016.
Itir Esen 18-vjeç, u kurorëzua me çmimin e konkursit të bukurisë ditën e enjte dhe 24 orë më vonë iu hoq kurora pasi u zbulua se kishte postuar në “Twitter” diçka në lidhje mbi grushtin e shtetit per të rrëzuar qeverinë e presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. 18-vjeçarja shkaktoi një stuhi të mediave sociale pas krahasimit të ciklit së saj menstrual me gjakun e derdhur të “martirëve” që vdiqën në grushtin e shtetit.
Organizatorët e konkursit reaguan duke thënë se postimi i vajzës ishte i papranueshëm dhe morën vendimin për heqjen e kurorës vetëm një ditë pasi ajo fitoi konkursin.
“Na vjen keq të themi se postimi i përket Itir Esen. Nuk është e mundur që Organizata e Miss Turqisë të promovojë një reagim të tillë dhe të konkurrojmë në botë me këtë imazh”, reaguan organizatorët.
Itir Esen reagoi nëpërmjet “Instagram”-it, duke thënë se postimi i saj nuk ishte aspak politik.