Bëri simbolin e shqiponjës, Miss Serbia heq dorë nga konkursi i bukurisë

Një foto me simbolin e shqiponjës, bëri që Miss Intercontinental Serbia, Valentina Petroviç të heq dorë nga konkursi i bukurisë pas kritikave të shumta në mediat serbe. Në këtë foto ajo pozon së bashku me Miss Shqipërinë, Miss Malin e Zi dhe Miss Kosovën.

Fotoja e publikuar në rrjetet sociale nga Frontina Gashi, përfaqësuesja e Kosovës në konkurs, shkaktoi zhurmë të madhe mediatike në Serbi.

Valentina Petroviç ka kërkuar falje për atë që e cilëson moment spontaniteti të pamenduar dhe rënie në grackën e qëllimeve të këqija të dikujt tjetër, ndërsa bëri me dije edhe se ka hequr dorë nga gara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?