Berisha flet për dasmën e të birit: Armina erdhi si vajza jonë e dytë
Dasma e Shkëlzen Berishës dhe Armina Mevlanin, ishte një nga më të komentuarat. Ajo u rikthye sërish në qëndër të vëmendjes pas deklaratave të bëra mbrëmjen e djeshme nga Sali Berisha.
I ftuar në emisionin “Why Not”, kryedemokrati tha se ishte i lehtësuar pasi fatmirësisht nuk i kishin ngarkuar asnjë detyrë dhe se e shijoi dasmën në maksimum.
“Dasma është një moment gëzimi, shumë i veçantë. Është ceremonia e jetës së njeriut në të cilën mbi të gjitha ndan gëzimin me gjithë të tjerët. Ishte një dasmë ku Shkelzeni dhe Armina ndanë gëzim me gjithë të ftuarit. Meqenëse nuk më kishin ngarkuar asnjë detyrë isha më i lehtësuari aty pasi ata kanë pasur shumë ngarkesë në përgatitjen e saj. Por kishin bërë një punë të shkëlqyer, i përqafoj”.
Po ashtu Berisha nuk i kurseu vlerësimet për blogeren për të cilën tha se është pritur në shtëpinë e tyre si vajza e tyre e dytë. “Armina erdhi në shtëpinë tonë si vajza jonë e dytë dhe ka të gjithë dashurinë dhe respektin tonë”.