Berlusconi dasmë 400 mijë euro për t’u martuar me vajzën 53 vite me të re!

Silvio Berlusconi u kurorëzua në martesë me deputeten Marta Fascina, në një ceremoni madhështore në Milano. 85-vjeçari, që vesh kostumin e dhëndrit për të tretën herë, u martua me Martën, 53 vite më e re.

Ceremonia madhështore ka kushtuar rreth 400 mijë euro.

Eventi u mbajt në Villa Gerneto në qytetin Lesmos, në veri të Milanos, ku ishin të pranishëm vëllai i Berlusconit, Paolo dhe fëmijët e tij, Marina, Barbara, Eleanor dhe Luigi, ndërsa djali i tij i dytë, Pierre Silvio, mungonte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berlusconi kishte menduar për të ftuarit, që u surprizoi me këngë dhe dhuratë të shtrenjta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fëmijët e kanë kundërshtuar këtë martesë por Berlusconi duket se ishte i vendosur për vendimin e tij.

32-vjeçarja është deputete e partisë Forza Italia dhe ka bashkëjetuar me miliarderin prej dy vitesh.

Më herët, manajti i medies ka qenë i martuar me Carla Elvira Lucia Dall’Oglio dhe më pas me Veronica Lario.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?