Berlusconi hakmerret ndaj ish-partneres biseksuale, fotografohet me të dashurën e re deputete

Në mars të këtij viti ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi i ka dhënë fund lidhjes 10-vjeçare me Francesca Pascale e cila është biseksuale.

Ai i ka dhënë shumën 20 milion euro pas e la për të nisur një romancë me deputeten Marta Fascina 30 vjeç.

Së fundmi ish-partneria e tij 35-vjeçare, është fotografuar me të dashurën e saj Paola Turci, 55 vjeç në një jaht topless duke u puthur.

Në mediat e huaja thuhet se fotot e Francescës e kanë zemëruar Berluskonin, sa që është detyruar që për herë të parë të dalë publikisht me Martën dhe fotot e tyre të hidhen në intervistën “Chi” që është në pronësinë e tij.

Ish-kryeministri 80-vjeçar shihet në foto dorë për dore me deputeten në molin e supervilës së tij luksoze në Sardenjë.

SHKARKO APP