Bes Kallaku: Kam një javë që shikoj surratin tim në facebook

Një ceremoni si e Hirushes. Padyshim që kjo ishte ideja dhe dëshira e Xhensilës dhe Besit, kur menduan për dasmën e tyre dhe duket se e realizuan. Dyshja simpatike ka celebruar mbrëmjen e së premtes dashurinë e tyre 7-vjeçare. Me 380 të ftuar dhe me detaje të përsosura, çifti iu betua njëri-tjetrit për dashuri të përjetshme. Ditën e diel dyshja e ekranit patën edhe ceremoninë tjetër.

Një darkë më të thjeshtë, me rrethin e ngushtë familjar, për ta mbyllur kështu historinë e martesës. Tashmë jeta për çiftin e të sapomartuarve ka nisur krejt normalisht, duke shijuar edhe ditët e para me statusin e ri. “Summer Pages” i “Gazeta Shqiptare” ka mundur t’i shkëpusë një prononcim lidhur me ditët e para me statusin si burrë i martuar.

Por, duke njohur sensin e humorit të Besit, natyrisht që përgjigja do të ishte plot satirë brenda. “A thua se unë kam 50 vjet beqar dhe tani më ka ndryshuar jeta me martesën. Në kohën e sotme jeta më ndryshon kur të vijë fëmija. Kam 7 vjet me Xhensilën dhe s’ka asnjë ndryshim”, ka thënë aktori i “Portokallisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Politikanët e ftuar, shpenzimet, fustanet e nuses, mbrëmje e beqarisë, këngët e dashurisë, betimet romantike kanë qenë në fokus të medias përgjatë ditëve të fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duket se Besi dhe Xhensila kanë përfshirë të gjithë publikun me dasmën madhështore që bënë. E nëse publiku është i etur për të mësuar detaje të reja, Besi ka deklaruar për “GSH” se është lodhur duke parë një javë rresht fytyrën e tij në rrjetet sociale. “Po mërzitem vetë, jo më të tjerët. Kam 1 javë që sa hap ‘Facebook’-un, më del veç surrati im. Mos prapë!”, ka thënë me shaka aktori.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?