Bes Kallaku poston për herë të parë foto me partneren e re
Bes Kallaku ka konfirmuar tashmë zyrtarisht zërat për nisjen e një romance të re. Teksa pak javë më parë e përshëndeti publikisht në kocert, Bes Kallaku ka publikuar në Instagram një foto për herë të parë me partneren e re.
Vajza është ende e mistershme, shihen flokët e gjata bjonde, teksa Besi i dhuron një puthje. Postimin e shoqëron me një zemër, teksa nuk kanë munguar urimet nga ndjekësit e tij.
Ejona është emri që i ka rikthyer buzëqeshjen aktorit, siç deklaroi ai në koncert, ndërsa aludimet për romancën e re nisën kur aktori publikoi në Instagram një foto të një tatuazhi misterioz.
KOHA JONË SONDAZH

