Besa Kokëdhima e mërzitur nga izolimi prej COVID 19: Mjaft më!
Këngëtarja Besa Kokëdhima, ka shprehur kulmin e mërzitjes së saj, si pasojë e izolimit për shkak të COVID 19.
Këngëtarja, e cila ka qëndruar e karantinuar e vetme në shtëpinë e saj në Tiranë, përmes një shkrimi të publikuar së fundmi në InstaStory, ka bërë të ditur se është tejet e lodhur nga izolimi.
“Stop mbylljes, mjaft më”, ka shkruar ajo në InstaStory, me shpresën se gjërat do të kthehen së shpejti në normalitet.
Projekti i fundit muzikor që Besa solli ishte kënga “C’est la Vie” që u publikua në fund të muajit shkurt dhe u prit shumë mirë nga publiku.