Besi e Xhensila sërish me pushime, këto janë destinacionet e radhës
Pas muajit të mjaltit në Maldive dhe Dubai, Besi e Xhensila po bëjnë pushimet e dyta si çift i martuar.
Ka qenë Xhensila ajo që ka zbuluar me anë të postimeve të saj se çifti po pushojnë sërish, këtë herë në një vend më pranë Shqipërisë.
Dyshja e artistëve ndodhen në Kotorr të Malit të zi. Xhensila ka postuar një video ku çifti shihen të kapur për dore teksa po vizitojnë gjirin e
Kotorrit.
Më pas Besi ka postuar foton më të bukur nga ky udhëtim ku çifti shihen pranë statujës së Virgjëreshës Mari në fshatin Medjugorje të Bosnje Herecegovinës./Xing.al