“BET Awards” nderon artistët më të dalluar me ngjyrë

Ylli i hip-hopit, Kendrick Lamar, këngëtar i muzikës R&B Chris Brown dhe artistja e repit Nicki Minaj kryesuan shpërblimet e sivjetme në “BET” me fitimin e më së shumti shpërblimeve, ndërsa gjatë mbrëmjes, e cila nderon artistët më të talentuar me ngjyrë, u nderuan edhe veteranët e muzikës Smokey Robinson dhe Janet Jackson. Lamar u shpall “Artisti më i mirë i hip hop-it”, ndërsa Nicki Minaj fitoi të njëjtin shpërblim në kategorinë e femrave. Ndërsa gjatë mbrëmjes Chris Brown u nderua me çmimin “Artisti më i mirë i muzikës R&B dhe pop”. Por, disa prej personave më të duartrokitur dhe të nderuar të mbrëmjes ishin veteranët e skenës muzikore. Smokey Robinson u mirëprit me ovacione në skenë me të dalë për të marrë çmimin për arritje jetësore. Ndërsa Janet Jackson, e cila ka një kohë që është larguar nga qendra e vëmendjes së publikut, u rikthye me çmimin “Ikonë”. Ajo nuk hezitoi t’i falënderonte adhuruesit, bashkëshortin dhe familjen e saj për përkrahjen. Ceremonia e ndarjes së çmimeve BET u mbajt në Los Angeles dhe ka për qëllim të nderojë muzikantët, aktorët dhe atletët më të mirë me ngjyrë. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?