Betarix Ramosaj: Jam shumë e stresuar dhe kalova një atak paniku
Këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila është në qendër të vëmendjes gjithmonë në mediat rozë, ka treguar ndodhet në një kohë aspak të mirë saj përket gjendjes së saj emocionale . Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Beatrix shkruan se është shumë e stresuar, dhe kjo për shkak të këngës së saj të re që do të publikojë së fundmi, e titulluar “Më Ndikon”.
“Pse po ndjehem kaq emocionale? E urrej! Mendoj që kënga do të dalë këto ditë dhe jam shumë e stresuar!”, shkruan Beatrix.
Po ashtu këngëtarja shkruan se është aq “e dërrmuar” sa ka pësuar edhe atak paniku. “Isha aq e dërrmuar me emocionet sa fillova të qaj, situatë e ndjekur nga një atak paniku! E mrekullueshme! Zemra ime djema…”, thotë Beatrix.