Beyonce bën “gafën” e madhe, detaji që e vuri në siklet
Beyonce ka vetëm pak muaj që ka sjellë në jetë fëmijët e saj binjakë, djalin Sir dhe vajzën Rumi dhe mesa duket tashmë ka vendosur të shfaqet më në formë se kurrë. Beyonce dhe Jay Z janë shfaqur së bashku në eventin e përvitshëm “Diamond Ball” të Rihannës në Nju Jork. Këngëtarja 36-vjeçare, mjaft konfidente me trupin e saj kishte veshur një fustan mëndafshi jeshil, ku nxirrte në pah këmbët e saj. Ndërsa bashkëshorti i saj, Jay Z mjaft elegant me një kostum. Ata padyshim që kanë shkëlqyer edhe këtë herë. Ama Beyonce padashje ka treguar edhe korsenë që ka veshur poshtë për të larguar kilet e tepërta. I shihni në galerinë më lart.