Beyonce dhe Jay Z, vendosin emrat e binjakëve. Kanë kaq shumë kuptim

Më shumë se një javë pas ardhjes në jetë të binjakëve më të famshëm të momentit, një vajzë dhe një djalë, Beyonce dhe Jay Z mendohet se i kanë vendosur dhe emrat. Sipas Media Takeout, dy vogëlushët janë quajtur Shawn dhe Bea.

Nëse diçka e tillë është e vërtetë, dyshja e artistëve nuk zhgënjyen aspak në zgjedhjen e tyre. Emri i vërtetë i Jay-Z është Shawn Carter dhe do të ishte një ide e mirë ta kalonte tek i biri, aq më tepër që kuptimi i këtij emri është ‘Zoti është dhembshur’.

Sa për emrin e vajzës, Bea, vjen nga Beatrice dhe do të thotë ‘ajo që sjell lumturinë’. Mund të mos ketë lidhje me emrin e Beyonce-s, por sërish tingëllon bukur.

SHKARKO APP