Beyonce ju dedikon një këngë të vrarëve në Turqi
Trazirat e fundit në Turqi kanë prekur edhe yllin e pop muzikës, Beyonce. Në koncertin e fundit të mbajtur në Amsterdam, ajo këndoi “Halo” që jua dedikoi viktimave të grusht shtetit në Turqi, ndërsa kërkoi edhe nga publiku që të këndojë së bashku me të. “Kjo këngë është për dashurinë. Dua që këtë këngë t’jua dedikoj viktimave në Turqi. Ju do të më ndihmoni të këndoj sonte”, ka thënë Beyonce, në koncertin e mbajtur në Holandë. Nga grusht shteti në Turqi për rrëzimin e Erdoganit kanë mbetur të vdekur 265 njerëz, kurse më shumë se 1500 janë lënduar.