Beyonce lyen flokët në shtëpi

Mendoni se yjet e showbiz-it shpenzojnë shuma marramendëse për flokët? Jo të gjithë, ndërsa ka edhe shumë prej tyre, të cilët nuk kursehen aspak. Beyonce nuk është e dhënë pas shpenzimeve të tepruara, ndërsa ka raste që ajo i lyen flokët në shtëpi. Një gjë të tillë e ka pranuar edhe parukierja e saj. Rita Hazan, parukierja e preferuar e këngëtares ka zbuluar se Beyonce, përveç trajtimeve të flokëve që bën me të, disa herë i lyen flokët vetë në shtëpi. Rita, e cila ka bërë modë ngjyrën e mjaltit në flokët e femrave të showbiz-it, gjatë një interviste ka treguar: “Vërtet e bën shumë mirë (lyerjen në shtëpi), pasi nëna e saj ka pasur parukeri. Kështu që ajo e di shumë mirë se si duhet të veprojë. Qëndron gjithmonë në ngjyrat klasike, nuk eksperimenton me flokët. Kur nuk ka kohë për të ardhur tek unë, ajo i lyen vetë”.

SHKARKO APP