“Big Brother 8”, drama më e madhe në jetën e Kikës
Kika rrëfen historinë më të dhimbshme në jetën e tij. Incidentin që ka ndodhur në det në Amerikë, ku një person humbi jetën dhe Kika shpëtoi.
Ky është pengu më i madh në jetën e tij. Jahti u përplas me një shkëmb dhe u mbush me ujë. Daja i tij humbi jetën. Kika nuk ka ditë në këto katër vjet që mos ta kujtojë këtë gjë. Ai nuk mundi dot ta shpëtonte dajën. Kjo tragjedi vazhdoi gjatë, edhe nëpër gjykata. Akuzat nga familja e dajës dhe ditët e tmerrshme gjatë gjykimit. Kika thotë se ai nuk dinte as not dhe nuk dinte as të drejtonte jahtin. Kika ka bërtitur duke kërkuar ndihmë, ndërsa shihte dajën e tij të zhytej në ujë. I janë dashur pesëdhjetë seanca me psikologun për t’u kthyer në normalitet. Djali i dajës nuk i flet akoma edhe sot. Trupin e dajës e kanë çuar në Kosovë për ta varrosur. Kur ka qenë në Kosovë e kanë arrestuar me arsyen që është arratisur nga Amerika. E kanë çuar me një shoqëruese në Amerikë dhe e kanë futur në një hotel. Atje ka qëndruar tre muaj me shoqëruesen, psikologun dhe avokatin ndërkohë që bëhej gjykimi. Mbas hetimeve dhe gjykimit, është vendosur që njëzet përqind e shpërblimit për këtë aksident t’i kalojë familjes së Kikës. Nëna e tij nuk ka pranuar asnjë lek. Ndërsa djali i dajës i ka marrë të gjitha dhe tani është i pasur.
Fatjoni, Jonida dhe Tea e ngushëllojnë duke i thënë nuk ka qenë faji i tij për atë që ka ndodhur kjo tragjedi. Fatjoni i thotë se ai duhet të heqë ndjenjën e fajit ndaj të afërmve të tij.