Big Brother/ Fiorentina dhe Armela ‘kapen’ në banjë për Olsin
Vajzat e Olsit’ kanë diskutuar për marrdhënien e tyre të komplikuar.
Herë me dashje dhe herë padashje, Armela e ka parë veten në mes të çiftit Olsi-Fiorentina. Për këtë situatë, dy vajzat janë mundur të sqarohen.
Armela është e para që i kërkon ndjesë nëse ka patur momente kur është ndjerë e ofenduar prej saj, por i thotë se është keqkuptim dhe se nuk ka qenë synimi i saj që të provokojë Olsin.
Fiorentina thotë se nuk ka lidhje. Ajo vetë pranon se është shpesh më xheloze nga sa duhet të jetë dhe i flet për një situatë të ngjashme.
“Nuk e kam bërë këtë gjë vetëm me ty. Ka ndodhur edhe me Sidritën kjo gjë”, i thotë ajo.
Më pas, Fiorentina i tregon se vetë Olsi e ka si lojë që të ngacmojë dhe provokojë vajzat e tjera të shtëpisë edhe pse ajo i ka folur.
“Unë e provokova para dy ditësh dhe i thashë mos shko në banjo se ka njerëz. Më pa njëherë dhe ja bëri ‘Pfff’ dhe iku”, shton ajo.
Fiorentina vë në dijeni Armelën për deklaratën e Olsit, që i tha në spektakël që nuk e sheh dot veten pa të brenda shtëpisë së Big Brother.
Fiorentina i kërkon Armelës që të distancohet nga Olsi. Ajo i thotë se duhet ta shmangë atë në mënyrë që të mos duken keq jashtë pavarësisht se është e sigurtë që mes Armelës dhe partnerit të saj nuk ka asgjë.
“Duhet ta ndërpresësh këtë gjë që të mos të dali keq jashtë. Nuk dua që të dalë klipi dhe të na thonë shihe se çfarë bëhet. Këtu është shumë normale ajo që po ndodh, por jashtë ngjan keq”, i thotë Fiorentina.
Armela e miraton si mendim dhe i thotë se do ta diskutojë këtë edhe me Olsin. Ajo i thotë Fiorentinës se ndjehet e provokuar nga vetë Olsi.
“Unë nuk kam asgjë me Olsin. Pse ma bën Olsi mua këtë? Unë do të flas me të dhe ta diskutoj”, i thotë ajo, duke i sqaruar edhe një situatë që mendon se Fiorentina mund të jetë keqkuptuar.
Fiorentina e qetëson duke i thënë se nuk ka asgjë që ajo të ndjehet keq dhe se me Olsin ka debatuar për gjëra të tjera, jo për Armelën, duke kujtuar këtu rastin e tatuazhit.