“Big Brother Vip 2”, Arbana Osmani: Të rinjtë do t’i lënë në hije banorët e ”vjetër”

Pas një suksesi të jashtëzanshëm me edicionin e parë dhe u kthye në një fenomen, në dhjetor nis ”Big Brother Albania Vip 2”. Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Arbana Osmani, e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, foli për formatin që i tregon vipat si janë ata në realitet.

“Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet.

Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar. Ato personazhe ishin vërtetë shumë simpatikë dhe antagonizmi Ilir-Donald tërhoqi shumë tifozeri që u krijuan”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?