”Big Brother VIP 3” hap dyert në 13 janar, TCH zbulon opinionistët. Një prej tyre është deputetja…
Top Channel bën histori në Shqipëri, por “Big Brother VIP”, rrit me shumë shikueshmëri. Pak ditë na ndajnë nga nisja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, që në 13 janar ndez dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Kurioziteti i publikut për konkurentët, moderatorin apo opinionistët është i madh. Pak ditë më parë, nëpërmjet promos zyrtare, mësuam se prezantues i këtij edicioni do të jetë Ledion Liço. Ndërsa sot, produksioni i jep përgjigje një tjetër pyetjeje: cilët do të ulen në kollkukët e opinionistëve?
Për të tretin vit radhazi, ky pozicion i rëndësishëm i besohet themeluesit të fondacionit “Fundjave Ndryshe”, Arbër Hajdari. Ndërsa krah tij, do të jetë deputetja Oriela Nebiaj.
Ajo që u largua nga televizioni kur mori detyrën e ligjvënëses, rikthehet në një rol të ri, për të komentuar banorët dhe të gjitha ngjarjet e “Big Brother VIP 3”, që si gjithnjë, premton të mbajë mbërthyer para ekranit publikun mbarëshqiptar. TCH mbetet ekrani më i shikuar i shqiptarëve.